Superliga e Kosovës ka vetëm një trajner të elitës ish jugosllave!

Futboll

Superliga e Kosovës ka vetëm një trajner të elitës ish jugosllave!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2018 Në ora: 11:06
Ilustrim

Superliga e Kosovës numëron 12 ekipe! Secila ka synimet e saja. Dikush lufton për titull, dikush për mesin e tabelës e dikush për mbetjen në elitë. Vetëm një klub ka kryetrajner një ish futbollist që ka luajtur në Ligën Parë Federative të ish Jugosllavisë.

Është Afrim Tovërlani, i cili drejton Ferizajn. Klubet tjera nuk e kanë asnjë ish futbollist të elitës ish jugosllave të emëruar sot kryetrajner. Tovërlani ka përvojë të mirë si futbollist dhe po e bartë të brezi i tashëm.

Image

Afrim Tovërlani

’Toki’ është prej trajnerëve më të suksesshëm në vendin tonë dhe ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, përkrah Fadil Vokrrit, Fadil Muriqit, Kujtim Shalës, Zoran Batroviqit, Skënder Shengylit, Nexhipit etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat