Liga e Kampionëve, kryendeshja luhet në Camp Nou, Barcelona pret Interin

Futboll

Liga e Kampionëve, kryendeshja luhet në Camp Nou, Barcelona pret Interin

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 11:29
Barcelona dhe Inter

Sot do të kompletohen ndeshjet e xhiros së tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

16 skuadra do të masin forcat mes vete në tetë takime që do të zhvillohen në mbrëmje.

Padyshim që vëmendja është e përqendruar në ndeshjen e Grupit B, mes Barcelonës dhe Interit. Të dy ekipet kanë nga gjashtë pikë pas dy ndeshjeve dhe kërkojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive.

Barça në këtë takim nuk do të mund të llogarisë në kapitenin dhe lojtarin më të mirë, Lionel Messi i cili është i lënduar. Në anën tjetër edhe trajneri i Interit, Luciano Spalletti nuk do ta ketë të gatshëm Radja Nainggolanin.

Tjetër takim shumë interesant do të luhet në Paris, aty ku kampionët e Francës e presin Napolin. Grupi C kryesohet nga skuadra e Carlo Ancelottit që ka katër pikë pas dy ndeshjeve. Ndërsa Liverpooli i Xherdan Shaqirit do të luajë me ekipin serb Crvena Zvezda.

Në Grupin A, dy ekipet kryesuese, Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid do të masin forcat në duelin ku do të mësohet se kush do të jetë skuadra që do t’i prijë këtij grupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat