Mourinho: Juventusi një nivel tjetër në krahasim me ne

Futboll

Mourinho: Juventusi një nivel tjetër në krahasim me ne

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 11:46
Jose Mourinho

Një tjetër rezultat zhgënjyes për skuadrën që drejtohet nga portugezi.

Jose Mourinho e pranon që Manchester United nuk mund të shtyhet me një skuadër siç është Juventusi, i cili e mundi në Old Trafford 0-1.

Madje ekipi i tij nuk ia doli që asnjëherë të merrte nën kontroll lojën që u dominua nga italianët.

“Kundërshtari ynë kishte shumë kualitet”, ka thënë Mourinho.

“Ndonjëherë njerëzit mendojnë vetëm për Cristiano Ronaldon dhe Paulo Dybalan, por në një skuadër të këtij niveli duhet të shikosh lojtarë si Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci”.

“Juventusi është një lloj ekipi që kur mbrohet të krijon shumë vështirësi për t’i shënuar. Sulmuesit tanë hasën në vështirësi të mëdha”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat