Shifër marramendëse për shqiptarin në Spanjë - Bota Sot
Shifër marramendëse për shqiptarin në Spanjë

Futboll

Shifër marramendëse për shqiptarin në Spanjë

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 12:33
Enis Bardhi

Pesëdhjetë milionë euro – kjo do të jetë klauzola e lirimit e mesfushorit shqiptar, Enis Bardhi. Bardhi ka rinovuar kontratën me Levanten deri në vitin 2022, me mundësi vazhdimi edhe për dy vite tjera. Krahas rritjes së pagës, 23-vjeçarit i është dyfishuar edhe klauzola e lirimit me kontratën e re.

Bardhi iu bashkua Levantes edicionin e kaluar nga Ujpesti i Hungarisë për 1.5 milionë euro dhe shpërtheu në La Liga, duke shënuar nëntë gola në 26 paraqitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...