Chelsea blindon Alonson

Futboll

Chelsea blindon Alonson

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 13:14
Chelsea blindon Marcos Alonson

Chelsea blindon Marcos Alonson. Mbrojtësi spanjoll ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Blutë e Londrës deri në vitin 2023 duke firmosur edhe për 5 vite të tjera. Alonso është një element shumë i rëndësishëm për skuadrën e Sarrit dhe është një lojtar i padiskutueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes. Që prej vitit 2016-të kur la Fiorentinën për t’u transferuar te Chelsea, lojtari i përfaqësueses spanjolle ka qenë një titullar fiks te londinezët edhe gjatë 2 sezoneve që skuadra drejtohet nga Antonio Conte. Deri tani me Blutë e Londrës ai ka zhvilluar në total 92 ndeshje duke realizuar dhe 15 gola si për tua bërë të qartë të gjithëve se e njeh shumë mirë portën.

Pasi ka firmosur Alonso për faqen zyrtare të klubit ka thënë:
“Jam shumë i lumtur që do të qendroj këtu më gjatë dhe do të luaj për një nga ekipet më të mira në botë. Kanë qenë dy sezone shumë të mira dhe po pres edhe më shumë.”

Ndërsa drejtoresha klubit Marina Granovskaia është shprehur:
“Jemi të nderuar që po rinovojmë kontratën e Marco-s.Gjatë këtyre dy sezoneve ai është bërë një lojtar shumë i rëndësishëm për klubin, duke treguar aftësitë e tij të shkëlqyera që na ndihmuan të shpalleshim kampion të Premier League-s".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat