Bën xhiron e botës!

Futboll

Bën xhiron e botës!

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 13:56
Pamje nga një ndeshje

Klubi i Malagas, që këtë sezon luan në Segunda Division në Spanjë, bëri me dije se të gjitha të ardhurat që do të përfitohen nga sfida e radhës që do të zhvillojnë përballë Numancias, do t’i dhurojnë për të prekurit nga përmbytjet që kanë ndodhur në rajon. Vërshimet shkatërruese kanë goditur Costa del Sol gjatë ditëve të fundit në Spanjë, duke lënë pas disa viktima si dhe shumë të pastrehë. Për këtë arsye, klubi nga andaluzia ka vendosur t’i bashkohet nismës për t’i ardhur në ndihmë personave të prekur. Më herët, ka qenë numri 1 i botës në tenis, Rafael Nadal, ai i cili u ka ardhur në ndihmë të përmbyturve në Mallorca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat