Hazard me lajm dëshpërues për Chelsean

Futboll

Hazard me lajm dëshpërues për Chelsean

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 16:50
Eden Hazard

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, e ka konfirmuar se ylli belg i skuadrës, Eden Hazard, do të mungojë në ndeshjen e së enjtes kundër Bate Borisovit, pasi që kishte marrë lëndim në shpinë gjatë ndeshjes kundër Manchester Unitedit.

Për shkak të ndërhyrjeve të shpeshta që i bënin futbollistët e Manchester Unitedit ndaj Hazardit për t’ia marrë topin, ai mbeti i lënduar. Tani, Sarri ka bërë të ditur se ai mund të mungojë edhe në ndeshjen e së shtunës për Premierligë, kundër Burnleyt.

Hazardi e ka filluar këtë sezon të ri në mënyrë të mrekullueshme, duke i shënuar tetë gola deri më tani. Mirëpo, Maurizio Sarri do të duhet t’i sigurojë fitore skuadrës së tij në ndeshjen e radhës edhe pa belgun.

“Ai do të mungojë nesër, kjo është e sigurt. Ai ka një problem në shpinë dhe ne jemi duke tentuar ta zgjidhim këtë problem deri të dielën. Nuk është shumë e lehtë”, ka thënë Sarri në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Bates në Evropa Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat