Valverde: Barcelona duhet të jetë e fokusuar

Futboll

Valverde: Barcelona duhet të jetë e fokusuar

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 18:12
Ernesto Valverde

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka tërhequr vërejtjen se skuadra e tij duhet të mbetet e fokusuar kundër Inter “deri në fishkëllimën e fundit”

Katërezinjtë janë bërë specialist për të shënuar gola në minutat e fundit, me të golin e Mauro Icardit në minutat shtesë që bëri që ata ta fitojnë Derby della Madonnina.

“Ne kemi luajtur edhe pa Messin dhe neve na mungon shumë ai”, ka pranuar Valverde duke folur për RAI Sport.

“Ne duhet të luajmë në mënyrë të ndryshme, sepse askush nuk e ka atë çfarë ka Messi”.

“Një gjë tjetër që ne kemi nevojë ta mbajmë në mend është se Inter është i rrezikshëm edhe pas minutës së 90’të, kështu që ne nuk duhet të relaksohemi deri në fishkëllimën e fundit”.

“Te Interi, e pamë këtë dhe çfarë ndodhi me Tottenhamin, Sampdorian dhe Milanin, kështu që duhet të luftojmë deri në fund”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat