Dortmund pa yllin e sulmit

Futboll

Dortmund pa yllin e sulmit

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 18:29
Dortmund pa yllin e sulmit

Borussia Dortmund do të ndeshet me Atletico Madrid në mbrëmjen e së mërkurës.

Por skuadra gjermane do të zbresë në fushë pa sulmuesin e huazuar nga Barcelona Paco Alcacer, i cili deri tani ka shënuar tetë gola në pesë ndeshje.

Sipas Sport Bild, sulmuesi ka probleme muskulore dhe nuk do të luajë ndaj spanjollëve.

Paco nuk është parë në stërvitjen e së martës si dhe në stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes që është zhvilluar në mëngjesin e së mërkurës.

Plani i trajnerit Favre për të zëvendësuar lojtarin quhet Maximilian Philipp, i cili do të ndihmohet nga kapiteni Marco Reus dhe Jadon Sancho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat