Barcelona e fortë edhe pa Messin, e mund Interin

Futboll

Barcelona e fortë edhe pa Messin, e mund Interin

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 23:04
Foto nga ndeshja

Barcelona ka shënuar fitoren e tretë me radhë në Ligën e Kampionëve duke e mundur Interin me rezultat 2-0. Pavarësisht mungesës së Messis, Barcelona u tregua skuadër e fortë dhe arriti që të merr tri pikë shumë të rëndësishme që do ta dërgojnë këtë skuadër në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Barcelona ka treguar se di të fitojë edhe pa Lionel Messin pasi që sonte ata kanë mposhtur Interin me rezultat 2-0.

Barcelona e ka dominuar pjesën e parë kundër Interit.

Që nga minuta e parë Barcelona e pati posedimin e topit, në disa momente deri në 70 për qind.

Megjithatë mundësinë e parë për gol e pati Icardi në minutën e 16’të te ndeshjes, por goditja e tij përfundoi mbi portë.

Pas këtij rasti Barcelona fillon të sulmojë dhe arrin të goli në minutën e 32’të te ndeshjes.

Pas pësimit të golit, Vicino ishte afër për të shënuar një gol por goditja e tij përfundojë jashtë kornizave të portës.

Edhe në pjesën e dytë Barcelona e dominoi.

Para se të shënohet goli i dytë Barcelona vazhdimisht sulmoi dhe Coutinho goditi edhe shtyllën.

Goli i sigurisë për katalunasit vije në minutën e 77 ku shënon Jordi Alba një gol të bukur.

Me këtë fitore Barcelona arrin në kuotën e nëntë pikëve dhe nuk ka asnjë humbje në Grupin B. Inter vazhdon të jetë i dytë, kurse pozitën e tretë dhe katër e ndajnë Tottenham me PSV Eindhoven.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat