I fashuar dhe pranë një personi të veçantë, si e pa Messi ndeshjen Barça- Inter?

Futboll

I fashuar dhe pranë një personi të veçantë, si e pa Messi ndeshjen Barça- Inter?

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 23:18
Messi

Nuk mundi të ishte në fushë për shkak të një lëndimi në krah, por Lionel Messi është po aq protagonist në “Camp Nou” edhe kur qëndron i ulur në tribunë. Me dorën e fashuar dhe nën shoqërinë e djalit të tij të madh, Thiago, ylli argjentinas ka rrëmbyer vëmendjen e tifozëve në stadium të cilët përpara takimit me Inter, u dëgjuan teksa duke thirrur njëzëri “Messit! Messi”!

Pas përshëndetjes, por gjithashtu edhe pasi pozoi përpara fotografëve, 31- vjeçari u përqëndrua te loja e shokëve të tij në fushë, të cilët arritën të marrin një fitore edhe pa fituesin e 5 herë të “Topit të Artë” në fushë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat