Gattuso: Kam humbur vetëm 6 ndeshje, meritoj më shumë respekt

Futboll

Gattuso: Kam humbur vetëm 6 ndeshje, meritoj më shumë respekt

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 06:06
Genaro Gattuso

Trajneri i Milanit, Genaro Gattuso doli dje në konferencën për shtyp, për të folur në prag të ndeshjes ndaj andaluzianëve të Betis, të vlefshme për fazën e grupeve të Europa Leagues.

I pashmangshëm ka qenë komenti i trajnerit kuqezi, për derbin e Milanos, në të cilën Milani i tij u mposht vetëm në sekondat e fundit të sfidës, që u vendos nga një gabim i Donnarummës, që prodhoi golin e Icardit.

“Ka shumë zhgënjim kur humb një derbi në mënyrë të atillë, por duhet të shohim para. Nuk luajtëm për barazim në atë ndeshje, por vuajtëm në qarkullimin e topit. megjithatë skuadra tregoi personalitet dhe grintë, gjë që konfirmohet edhe nga shifrat, pasi vrapuam vetëm 100 metra më pak se Interi. Edhe te goli nuk është për t’u fajësuar vetëm Donnarumma, pasi gabuam që lejuam Vecinon të krosojë, por edhe në markimin e Icardit”, deklaroi Gattuso.

Ditët pas derbit, mediat italiane kanë aluduar se e ardhmja e Gattusos te Milani është në dyshim dhe se drejtuesit kuqezi po negociojnë me Conten dhe Donadonin, si kandidatura të mundshme për të zëvendësuar trajnerin aktual.

“Unë jam mësuar me këto lloj presionesh, pasi kam parë edhe më keq, megjithatë mund t’u konfirmoj se me Maldinin dhe Leonardin flasim hapur, ndaj jam shumë i qetë. Më vjen keq, pasi kam humbur vetëm 6 ndeshje në Serinë A dhe më trajtojnë sikur t’i kisha humbur të gjitha”, tha tekniku kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat