Chelsea i ofron rinovim të kontratës Antonio Rudigerit

Futboll

Chelsea i ofron rinovim të kontratës Antonio Rudigerit

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 07:01
Antonio Rudiger

Chelsea këtë edicion po ecën shumë mirë nën drejtimin e Maurizio Sarrit, ndërsa Antonio Rudiger është pjesë e këtij suksesi.

Drejtuesit e Chelsea janë bindur nga paraqitjet e mira të mbrojtësit dhe pritet t’i ofrojnë atij rinovim të kontratës.

Ai pritet që të ketë përmirësim të pagës me atë aktuale që ka.

25-vjeçari ka ende tri vite në kontratë, por drejtuesit dëshirojnë ta shpërblejnë për paraqitjet pozitive të tij në këtë fillim sezoni.

Me mbërritjen e Maurizio Sarrit në Londër, Rudiger është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të mbrojtjes së Bluve, dhe së bashku me David Luiz në mbrojtje.

Ata kanë formuar një dyshe pothuajse perfekte, pasi edhe Luiz është kthyer në formacion, pasi me Antonio Conte, nuk ishte as në bankë.

Mbrojtësi ka ardhur nga Roma në Angli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat