Spalletti gjen problemin e Interit në humbjen nga Barcelona

Futboll

Spalletti gjen problemin e Interit në humbjen nga Barcelona

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 08:17
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti ka treguar problemin e Interit në humbjen nga Barcelona.

Barcelona ka mposhtur 2:0 Interin në ‘Camp Nou’ në ndeshjen e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Rafinha me një gol në pjesën e parë dhe Alba me një gol në pjesën e dytë, i sollën fitoren e tretë Barcelonës këtë sezon në Evropë.

“Jam i mërzitur kryesisht sepse kam dashur qasje krejtësisht të ndryshme në pjesën e parë”, ka deklaruar Spalletti.

“Ne nuk ishim mjaft të guximshëm për të luajtur me topin kur e kishim në posedim, dhe lejuam Barcelonën të luanin siç ata donin”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat