Ndërhyrja epike e Brozovicit dhe reagimi i pabesueshëm i Messit

Futboll

Ndërhyrja epike e Brozovicit dhe reagimi i pabesueshëm i Messit

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 10:02
Messi

Marcelo Brozovic është protagonisti kryesor i kësaj xhiro në Ligën e Kampionëve, për lëvizjen  e tij të mençur te gjuajtja e lirë e Luis Suarez.

Barcelona ka shënuar fitore 2:0 ndaj Interit në ‘Camp Nou’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ky rezultat ka mundur të jetë edhe më i thellë sikurse Marcelo Brozovic mos të bënte një reagim të jashtëzakonshëm, për të ndaluar topin e nga gjuajtja e lirë e Luis Suarez.

Reagimi i Brozovic ka befasuar edhe Lionel Messin, që gjendej në tribunat e ‘Camp Nou’ së bashku me 86 mijë tifozë të tjerë.

Messi siç shfaqet në pamje, me habi të madhe ka filluar të qesh duke mos i besuar asaj çfarë i kanë parë sytë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat