Deklarata e Simeones pas humbjes së turpshme nga Dortmundi

Futboll

Deklarata e Simeones pas humbjes së turpshme nga Dortmundi

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 10:33
Diego Simeone

Diego Simeone ka përgëzuar Borussia Dortmundin për paraqitjen në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Trajneri argjentinas ka pësuar një nga humbjet më të thella në drejtimin e tij te Ateltico Madrid, duke u mundur 4:0 nga gjermanët e Dortmundit.Simeone pas ndeshjes, ka uruar Dortmundin për fitoren, e po ashtu ka përgëzuar edhe për paraqitjen.

“Urime kundërshtarëve tanë për fuqinë, kundërsulmet dhe aftësinë për të shfrytëzuar gabimet tona”, ka thënë Simeone.

“Menaxhuam lojën në pjesën e parë, por realizuam autogol. Pjesën e dytë e filluam mirë, por prapë realizuan gol. Goditëm shtyllën dy herë dhe erdhi goli i tretë i tyre… Kur je i saktë ashtu siç ishte Dortmundi, mund të jemi edhe ne”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat