Valverde: E bllokuam me sukses lojën e Interit

Futboll

Valverde: E bllokuam me sukses lojën e Interit

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 10:57
Trajneri i Barcelonës Valverde

Trajneri i Barcelonës është shfaqur i lumtur pas fitores 2-0 ndaj Interit.

Pa Lionel Messin e lënduar, Barcelona arriti të triumfonte ndaj Interit me golat e Rafinhas dhe Jordi Albas. Tani ekipi katalanas ka nëntë pikë në Grupin B dhe me një hap është në 1/8 e finaleve.

Ernesto Valverde ka përgëzuar lojtarët e tij për mënyrën sesi e bllokuan lojën e kundërshtarëve dhe arritën të merrnin një fitore shumë me rëndësi.

“Mungesa e Messit vërehet gjithmonë, por ne duam ta ndjejmë mungesën e tij duke fituar. Këtë e kam thënë edhe para ndeshjes”, ka deklaruar Valverde.

“E kemi bllokuar lojën e Interit përgjatë tërë ndeshjes”.

“Është e vërtetë që ndeshja e sotme na ka ndihmuar të hedhim një hap para edhe pa Leon”.

“Qëllimi ynë ishte i qartë, duke e ditur se kë do të kishim përballë, duke mos ia lejuar Interit ta zhvillonte lojën e vet”.

“Ata janë një ekip sulmues, por ne ishim ekipi më i mirë në fushë”, theksoi trajneri i Barcelonës.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave luhet pas dy javësh në San Siro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat