Fantastikë! Ferdinand befason për Shaqën

Futboll

Fantastikë! Ferdinand befason për Shaqën

Nga: K. G. Më: 25 tetor 2018 Në ora: 11:06
Shaqiri në veprim

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka marrë lëvdata të shumta për paraqitjen  tij fantastike kundër kampionit të Serbisë, Cërvena Zvezdës nga Beogradi. Shaqiri asistoi në minutën e 45-të, kur Mohamed Sallah ngriti epërsinë 2:0 për Liverpoolin. Redsat e fituan sfidën e rezultat 4:0, duke i shkaktuar humbje turpëruese skuadrës nga Beogradi.

“Ai ka lëvdata nga të gjitha anët”, shkruan prestigjiozja zvicerane “Blick”. Eksperti i futbollit në Britaninë e Madhe, James Pearce, ka shkruar mes të tjera: "Shaqiri është pikërisht ajo që Reds-ave iu ka munguar. Me këmbët e tij të shpejta, pamjen dhe teknikën është një kënaqësi për ta parë atë”. Ish mbrojtësi i Manchester Utd Rio Ferdinand ka vetëm fjalë të mira për yllin shqiptar: “Kalimet e tija janë fantastike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat