Trajneri gazetarit: Nuk jemi në restorant

Futboll

Trajneri gazetarit: Nuk jemi në restorant

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 11:23
Tuchel

Ndeshja mes Paris Saint Germain dhe skuadrës së Napolit përfundoi në barazim 2:2, një rezultat që nuk i shkon për shtat një skuare që ka shpenzuar qindra milionë euro për të sjellë në ekip lojtarët më të mirë në qarkullim. 
Trajneri Thomas Tuchel debatoi me një nga gazetarët pas përfundimit të takimit. Fillimisht ishte gazetari që e pyeti nëse PSG është favorit për të fituar Championsin, dhe trajneri ishte përgjigjur që jo. Me pas gazetari e kishte pyetur se përse kjo skuadër shpenzon shumë dhe nuk ka rezultate. 
Kaq kishte mjaftuar që Tuchel t’i kthehej me fjalët që këtu nuk jemi në restorant, më pyete për diçka dhe të ktheva përgjigjen time. Duket që atmosfera në skuadrën kampione të francez nuk është aspak e mirë dhe kjo vërehet edhe nga trajneri që drejton skuadrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat