Humbja më e thellë që kur drejton Atleticon, Simeone: Dortmundi fantastik

Futboll

Humbja më e thellë që kur drejton Atleticon, Simeone: Dortmundi fantastik

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 12:53
Simeone

Spanjollët kanë pësuar një humbje turpëruese nga Borussia Dortmund.

Disfata 4-0 në fushën e Borussia Dortmundit nuk ishte e pritur për një ekip si Atletico. Njëherësh kjo është humbja më e thellë për Diego Simeonen në krye të stolit të Atletico Madridit, në 360 ndeshje me skuadrën spanjolle.

Trajneri u shfaq i dorëzuar përballë superioritetit të kundërshtarëve, duke mos i kursyer lavdet për ekipin e Lucien Favre.

“Më mahniti Borussia, luajtën në mënyrë praktike, dinamike, shumë të shpejtë, vertikalizuan dhe evituan mbajtjen e tepruar të topit”.

“Nuk më mbetet veçse ti përgëzoj, janë në një rrugë shumë të mirë dhe tashmë duhet të ruajnë këtë mënyrë loje, sepse është mjaft e bukur ti shohësh”, theksoi trajneri i Atleticos. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat