De Biasi në kërkim të stolit

Futboll

De Biasi në kërkim të stolit

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 12:55
Xhani De Biasi

Xhani De Biasi do të mbahet mend nga të gjithë tifozët e futbollit shqiptar si arkikekti i kualifikimit të kuqezinjve në të parin turne madhor, por që prej ëndrrës së Euro 2016, trajneri nuk ka gjetur qetësi në stol, madje i mungon aktualisht një i tillë.

Italo-shqiptari që vuajti një eksperiencë të keqe në pankinën e Alavesh, zbuloi se ka refuzuar një kombëtare që e ka mundur më parë kur drejtonte kuqezinjtë.

“Kam takuar përfaqësuesit e një federate; të Armenisë. Por refuzova ftesën për kombëtaren. Dua të rikthehem në garë me një projekt serioz pasi kështu kam mundësinë të jap më të mirën time. Nuk ka rëndësi nëse është një klub apo kombëtare. Kam patur disa oferta por nuk dua ti them ‘po’, telefonatës së parë që më vjen”, tha de Biasi.

Armenia ofroi një kontratë shumë të mirë në aspektin financiar për Xhani De Biasin, më të lartë se ajo që merrte me kuqezinjtë.

Ai refuzoi të pranojë se kishte marrë kërkesë për drejtimin e Kievos në serinë A, por premtoi se do të rikthehet shpejt në futbollin profesionist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat