Fabregas do të largohet nga Chelsea, e kërkon Galatasaray

Futboll

Fabregas do të largohet nga Chelsea, e kërkon Galatasaray

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 13:54
Cesc Fabregas

Mesfushori spanjoll nuk ka më vend në skuadrën e Maurizio Sarrit.

Cesc Fabregas, ka përfunduar në radarët e Galatasaray.

31-vjeçarit i përfundon kontrata në qershorin e vitit të ardhshëm dhe, për këtë arsye, që nga muaji janar ai mund të nisë negociatat me një klub tjetër.

Nga ana e tyre, drejtuesit e klubit turk do të përpiqen që t’i ofrojnë spanjollit ofertën e duhur, për ta bindur atë të transferohet në Stamboll.

Për Fabregas interesohen edhe klube të tjera, ku vlen të përmendet Atletico Madrid që ka shprehur interesim për futbollistin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat