Dybala pranon gabimin: Vetëm një lojtar e ka vendin të sigurt

Futboll

Dybala pranon gabimin: Vetëm një lojtar e ka vendin të sigurt

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 14:28
Paulo Dybala

Juventus po dominon Serinë A dhe grupin në Champions Leagye. Meritë e Allegri-t, por mbi të gjitha e lojtarëve. Ai që po kalon një moment shumë të mirë forme është Paulo Dybala. Numri 10 i bardhezinjve, pas një fillimi jo shumë bindës, po kthehet të mahnisë dhe të shënojë gola të rëndësishëm, si ai në “Old Trafford”.

Në një intervistë të dhënë për “Repubblica”, argjentinasi është kthyer të flasë për atë ndeshje dhe për momentin e zëvendësimit, që nuk është pëlqyer shumë nga lojtari. “Reagimi im? Një futbollist nuk do të dalë kurrë, do që të jetë gjithmonë në fushën e lojës. E kuptoj se nuk është e drejtë dhe duhej ta kisha pranuar zëvendësimin me qetësi, sepse trajneri duhet të bëjë shumë zgjedhje dhe nuk është e lehtë”, ka thënë Dybala.

“Vendi në formacionin titullar varet nga unë. Duhet të tregoj se e meritoj. Duke pasur një lojtar si Cristiano në ekip, i cili e ka vendin të sigurt, lufta për një vend në formacion është bërë më e vështirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat