Partizani pezullon Trashin

Futboll

Partizani pezullon Trashin

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 14:39
Partizani pezullon Trashin

Në futboll zakonisht thuhet që ilaçi perfekt kundër çdo problemi është fitorja, sepse çdo sukses shuan polemikat, largon tensionin dhe zbeh pakënaqësitë e mundshme.

Megjithatë, te Partizani duket se është gjetur diçka për ta prishur harmoninë e krijuar nga ecuria e shkëlqyer në kampionat, sepse ka lindur në çështje Trashi.

Mesfushori, një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Partizanit prej vitesh, doli i nervozuar nga stadiumi pas fitores kundër Luftëtarit fundjavën e shkuar, duke habitur ata që ishin të pranishëm në ambientet e brendshme të stadiumit.

Nuk u dha asnjë sqarim nga klubi apo trajneri Skënder Gega, por më pas u mësua se Trashi ishte nervoz për faktin se luajti si mesfushor i djathtë në fundin e takimit, me urdhër të trajnerit.

I mësuar të luajë në role të ndryshme, edhe në mbrojtje kur është nevoja, Trashi ka befasuar me sjelljen e tij, por duket se mund të ketë ndonjë pakënaqësi të mbartur me trajnerin, ndërsa ndryshimi i rolit në fushë është “pika që derdh gotën”.

Mbrëmjen e së mërkurës Trashi është takuar me drejtorin e përgjithshëm Olsi Rama, për të diskutuar për këtë situatë, ndërsa nuk dihet çfarë është vendosur, por trajneri Gega e ka pezulluar dhe e ka urdhëruar të stërvitet me Partizanin B për momentin, ndërsa nuk dihet ende a do ta grumbullojë për sfidën e së hënës kundër Skënderbeut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat