Sportingu dëshiron ta dëshpërojë Arsenalin, formacionet zyrtare

Futboll

Sportingu dëshiron ta dëshpërojë Arsenalin, formacionet zyrtare

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 18:11
Granit Xhaka

Arsenali sot udhëton në Lisbonë për tu përballur me Sportingun në kuadër të ndeshjes së tyre të radhës në Europa Ligë

Pas dhjetë fitoreve rresht, Arsenali ka udhëtuar sot në Lisbonë të Portugalisë ku do të përballet me Sportingun.

Historia tregon se Arsenali gjithmonë ka pasur vështirësi për të mposhtur skuadrat portugeze, pasi që shpesh është mundur atje, por kjo ka ndodhur gjatë kohës kur trajner i Arsenalit ishte Arsene Wenger.

Emery sonte dëshiron që ta ndërrojë këtë histori pasi që ka startuar me një ekip të fortë kundër Sportingut, me Ramsey, Aubameyang dhe Mkhitaryan eWelbeck në sulm. Po ashtu për londinezët ka startuar shqiptari Granit Xhaka.

Në anën tjetër edhe Sporting do të kërkon që ta mund Arsenalin dhe kështu t’ia ndëroprejë serinë prej 10 fitoresh rresht të ekipit nga Londra.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat