Ku po mbetet fusha e Arbanës, që i rezistoi Serbisë shoveniste?

Futboll

Ku po mbetet fusha e Arbanës, që i rezistoi Serbisë shoveniste?

Nga: K. Goca Më: 25 tetor 2018 Në ora: 18:38
NJë ndeshje në Arbanë në kohën e okupimit

Fusha e futbollit në Arbanë pret ndihmën e institucioneve komunale në Prizren! Fusha që i bëri rezistencë edhe shovenistëve serbë në kohën e okupimit, kur u zhvilluan ndeshjet e Kampionatit të Republikës së Kosovës.  Duhet që të ndërmarr diçka kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, rreth asaj fushe historike.

“Në këtë fushë drejtoria e Sportit, Rinisë dhe Kulturës me 2006 ka investuar në rrethoja si dhe ne meremetimin e fushës me bari dhe mekanizëm përkatës.

E përkujtojmë kryetarin se ne perëndim rinia dhe qytetari janë në plan të parë dhe se hapësirat e lira shfrytëzohen për fusha, parqe apo gjelbërime ku fëmijët si ardhmëria e Kosovës kanë vend alternativë t'i zëvendësojnë në kohë të lirë dhe jo në kafiteri dhe konsumimin e drogës apo alkoolit”, ka thënë Sinan Osmani, trajneri i mirënjohur, që me Lirinë e Prizrenit fitoi titullin e kampionit në kohën e okupimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat