Agnelli: Të ardhurat i kanë tejkaluar 500 milionë eurot - Bota Sot
Agnelli: Të ardhurat i kanë tejkaluar 500 milionë eurot

Futboll

Agnelli: Të ardhurat i kanë tejkaluar 500 milionë eurot

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 18:55
Agnelli: Të ardhurat i kanë tejkaluar 500 milionë eurot

Në një ditë të rëndësishme të Juventusit, dedikuar mbledhjes së aksionarëve bardhezinj, me Andrea Agnelli si numrin një të klubit, mund të analizohen perspektivat afatshkurtra dhe afatgjata. “Qëllimi ynë është që të konsolidojmë dhe rrisim atë që kemi ngritur gjatë viteve. Në vitin 2010, qarkullimi ynë financiar ishte nën 200 milionë euro.

Sot, megjithatë, të ardhurat i kanë tejkaluar 500 milionë eurot. Veç kësaj, sigurisht, nuk mund të harrojmë rezultatet sportive: shtatë tituj kampioni radhazi, katër Kupa të Italisë, tri Superkupa Italiane dhe dy finale të Ligës së Kampionëve”, – tha në fillim presidenti i “Zonjës së Vjetër”.

Në mënyrë të pashmangshme, Agnelli u ndal edhe te largimi i drejtorit të pargjithshëm, Beppe Marotta: “Të flasësh për Marottën si një profesionist në botën e futbollit ka gjasa të jetë e tepërt. Për 40 vite ai ka menaxhuar klubet e futbollit, me suksese si ato te Venezia.

Pastaj, Atalanta dhe Sampdoria, përpara se të arrinte te Juventusi. Aftësia, përvoja dhe njohuritë e Beppe kanë qenë faktorë shumë të rëndësishëm në rritjen e skuadrës sonë. Dhe ne i detyrohemi atij me një falënderim të ngrohtë”.

Presidenti i bardhezinjve shpjegon edhe rinovimin menaxherial të klubit: “Sa i përket fushës së shërbimit, ajo do të vazhdojë të ketë detyrën e sigurimit të mjeteve nga pikëpamja teknologjike dhe financiare, për të arritur objektivat. Përveç menaxhimit normal të aspekteve të aktivitetit, ne presim rritje të të ardhurave. I vlerësojmë të gjitha operacionet e klubit, por duhet të optimizohet menaxhimi i burimeve të financimit.

Kjo ka për qëllim zvogëlimin e rreziqeve financiare. Sa iu përket të ardhurave, qëllimi është që ta konsolidojmë Juventusin si një superfuqi ekonomike dhe sportive. Kjo do të thotë rritje në tregjet tona kryesore, duke shfrytëzuar valën e interesit, që është rritur, gjithashtu, dhe mbi të gjitha në sajë të rezultateve sportive”.

Një reflektim i Agnelli edhe mbi presidentin e ri të FIGC: “Për fat të mirë u zgjodh Gabriele Gravina. Do të përpiqem të marr pjesë dhe të jap kontributin tim, duke mos pasur të drejtën e votës. Sidoqoftë, federata ka një sfidë të rëndësishme përpara saj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...