Betis fut në krizë Milan-in, Arsenal thyen tabunë portugeze

Futboll

Betis fut në krizë Milan-in, Arsenal thyen tabunë portugeze

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 21:11
Betis

Vazhdon momenti i vështirë për Milan. Kuqezinjtë, pas humbjes së pësuar në derbin e luajtur kundër Inter në kampionat, janë mundur edhe në Europa League, me Betis që ka marrë një fitore 2-1 në “San Siro” dhe tani kryeson Grupin F me 7 pikë, një më shumë se milanezët.

Edhe pse zotërimi i topi ka qenë i barabartë, kanë qenë miqtë ata që kanë krijuar më shumë lojë dhe kanë kërkuar më shumë golin, që ka ardhur në minutën e 30-të me Sanabrian që ka dërguar topin në portën e boshatisur pas një topi pasimi të saktë të marrë nga Lo Celso.

Argjentinasi, i cili ka kaluar te Betis me formulën e huazimit nga PSG, ka qenë protagonist edhe në pjesën e dytë, por këtë herë në rolin e realizuesit. Në fakt, ai ka mposhtur portierin Reina në minutën e 54-të me një goditje të mrekullueshme nga distanca.

Reagimi i Milan ka ardhur në minutën e 83-të, me Cutronë që ka ngushtuar diferencat. Në minutat e fundit, kuqezinjve u është mohuar një penallti pas një ndërhyrje të pësuar nga Cstillejo në zonën e rreptësisë. Gjithsesi, arbitri holandez Nijhuis ka lejuar vazhdimin e lojës dhe në minutën e 94-t ka ndëshkuar me të kuq spanjollin për një ndërhyrje të paleajuar, teksa Betis është larguar nga “San Siro” me pikët e plota. Ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo e luajtur mes Dudelange dhe Olympiakos, është fituar 2-0 nga grekët.

Grupi F: Betis 7, Milan 6, Olympiakos 4, Dudelange 0

Skuadra e fundit para Betis që ka mundur Milan në shtëpi në një ndeshje të Europa League ka qenë Arsenal-i, që ka zbritur gjithashtu në fushë sot. Anglezët kanë luajtur në fushën e Sporting dhe kanë arritur të marrin një fitore historike. Skuadre e Emery ka fituar 1-0 falë një goli të realizuar në minutën e 77-të nga Ëelbeck, i cili i ka dhënë “Topçinjve” fitoren e parë në një ndeshje europiane të luajtur në Portugali. Në fakt, anglezët kanë marrë 3 barazime dhe 3 humbje në gjashtë ndeshjet e mëparshme që kanë luajtur në tokën portugeze. Takimi tjetër i këtij grupi, Qarabag-Vorskla, është mbyllur 0-1.

Grupi E: Arsenal 9, Sporting 6, Vorskla 3, Qarabag 0

Në takimet e tjera të Europa League, të luajtura në orën 18:55:

Grupi A: Zurich 9, Leverkusen 6, Ludogorets 1, AEK Larnaca 1 
Zurich ka fituar 3-2 në shtëpi ndaj Leverkusen, teksa janë ndarë në paqe AEK Larnaca me Ludogorets, me takimin që ka përfunduar 1-1.

Grupi B: Salzburg 9, Leipzig 6, Celtic 3, Rosenborg 0
Salzburg dhe Leipzig kanë marrë dy fitore bindëse në shtëpi. Të parët kanë mundur 3-0 Rosenborg, të dytët kanë mposhtur 2-0 Celtic.

Grupi C: Zenit 7, Slavia Prague 6, Copenhagen 4, Bordeaux 0
Zenti ka mbrojtur kreun pas fitores 2-1 të marrë në shtëpi kundër Bordeaux. Slavia Pragë ka fituar 1-0 në transfertë kundër Copenhagen.

Grupi D: D. Zagreb 9, Fenervbahce 4, Trnava 3, Anderlecht 1
Dinamo e Zagrebit ka blinduar vendin e parë pas fitores 2-1 të marrë në fushën e Trnava, teksa Fenerbahce ka barazuar 2-2 në fushën e Anderlecht

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat