Chelsea vazhdon formën e lartë, nuk di për humbje këtë sezon

Futboll

Chelsea vazhdon formën e lartë, nuk di për humbje këtë sezon

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 22:55
Foto nga ndeshja

Chelsea ka vazhduar pa humbje nën drejtimin e Maurizio Sarrit. Ata ende nuk kanë humbur një ndeshje këtë sezon, derisa “viktima” e tyre e radhës ishte Bate Borisov

Chelsea ka fituar me rezultat prej 3-1 kundër Bate Borisov, në një ndeshje që ata e kanë kontrolluar që nga fillimi i saj.

Që në minutën e dytë për Chelsea ka shënuar Roben Loftus-Cheek, i cili sonte ka shkëlqyer.

I njëjti lojtarë shënon edhe në minutën e 8, për 2-0 – me të cilin rezultat përfundon edhe pjesa e parë e takimit.

Në pjesën e dytë, prapë Chelsea ishte më i mirë dhe Loftus Cheek shënoi golin e tretë te tij personal në këtë ndeshje në minutën e 54’tëe.

Bate e shënoi golin e nderit në minutën e 79’të, që lirisht munds të quhet goli i nderit.

Deri në fund të takimit Chelsea ka mundur të shënoi edhe golin e katër por rezultati nuk u ndryshua.

Me këtë fitore, Chelsea arrin në kuotën e 9 pikëve në Grupin L. Pas Chelseat në vendin e dytë është PAOK, të tretin Vidieton kurse në vendin e fundit është Bate Borisov. Por të tria këto skuadra kanë nga tri pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat