“Shaqiri po e plotëson hapësirën që la Coutinho”

Futboll

“Shaqiri po e plotëson hapësirën që la Coutinho”

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 07:43
Xherdan Shaqiri

Ylli i Zvicrës ka treguar indikacione se çfarë mund të bëj ai në Anfield, ku me kreativitetin e tij ai është duke ndihmuar për ta plotësuar ish numrin 10 të kësaj skuadre.

Xherdan Shaqiri është i aftë për ta plotësuar hapësirën që e la në Liverpool, Philippe Coutinho për Barcelonën, thotë Neil Mellor.

Reds u ndanë nga ylli i tyre gjatë afatit kalimtar të janar, me presionin e tij të vazhdueshëm për t’u larguar për në Camp Nou duke nxitur me forcë shitjen e tij.

“Me të vërtetë më pëlqen Shaqiri. Një blerje e mirë kur shihet tani nga ajo që e pamë në verë kur ai u ble nga Stoke City”, ka thënë ish sulmuesi i Liverpool Mellor i cili beson se ai do të këtë edhe më shumë impakt në ndeshjet e radhës për “Love Sport Radio”.

“Ai ka aftësi kreative për të pasuar pasimin finale dhe të hap mbrojtjen. Përsëri në vikend e bëri këtë kundër Huddersfield me asistin e tij në golin e parë dhe përsëri e bëri edhe në pjesën e dytë ku vazhdimisht pasonte dhe krijonte shanse në sulm”.

“Që nga koha e Coutinhos, Liverpool nuk ka pasur një mesfushorë të tillë kreativ në mesfushë”.

“Ne e dimë që treshja sulmuese kanë shënuar shumë gola deri me tani. Por, nëse ju keni dikë më ndikim kreativ vetëm atëherë kur ai duhet të bëj ndryshimin e madh”.

“Adam Lallana ka qenë lojtar por lëndimet fatkeqësisht e kanë cunguar atë në ndeshjen e tij. Kështu që Shaqiri, mund të bëj dallimin në ndeshje të mëdha ku skuadra ‘nuk mund të gjej rrugën e golit. Një lojtar si Shaqiri është përgjigje për ndeshje të tilla të vështira”, ka thënë ai në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat