Martial dëshpëron sërish Man Unitedin

Futboll

Martial dëshpëron sërish Man Unitedin

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 08:12
Anthony Martial

Anthony Martial ka refuzuar ofertën e fundit të Manchester United për vazhdimin e kontratës.

Manchester United vazhdon të insistojë në arritjen e një marrëveshje me sulmuesin francez.

Kjo gjë duket shumë e vështirë tani, pasi 23 vjeçari ka refuzuar një tjetër ofertë të Manchester United raporton Sky Sports

Jose Mourinho dëshironte ta shiste gjatë verës ish sulmuesin e Monacos, por forma e treguar në ndeshjet e fundit, duke shënuar në ndeshje vendimtare si ajo ndaj Newcastle United dhe Chelsea, ka bërë që ‘Djajtë e Kuq’ të ndryshojnë mendje.

Martial te Manchester United ka kaluar në verën e vitit 2015 nga Monaco, ndërsa ka kontratë me skuadrën nga ‘Old Trafford’ deri në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat