Presidenti i Juventusit mbështet Ronaldon për akuzat e përdhunimit

Futboll

Presidenti i Juventusit mbështet Ronaldon për akuzat e përdhunimit

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 09:48
Kathryn Mayorga dhe Cristiano Ronaldo

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, thotë se do ta mbështesë Cristiano Ronaldon, ndërsa sulmuesi portugez po përballet me një akuzë për përdhunim. Amerikania Kathryn Mayorga ka akuzuar Ronaldon se e ka sulmuar atë seksualisht në një hotel në Las Vegas, në vitin 2009, diçka që ylli i futbollit botëror e ka hedhur poshtë me forcë.

Gjermania “Der Spiegel” i raportoi për herë të parë pretendimet, të cilat, gjithashtu, përfshinin sugjerimin se Ronaldo e pagoi Mayorga me shumën e 375.000 USD në vitin 2010 për të heshtur, si pjesë e një marrëveshjeje për privatësi.

Zonja Mayorga ngriti një padi, në përpjekje për ta anuluar këtë marrëveshje, ndërsa policia e Las Vegasit kishte rifilluar një hetim. Avokati i Ronaldos, Peter Christiansen, konfirmoi se pagesa ishte bërë për znj.Mayorga, por tha se disa dokumente të paraqitura si dëshmi ishin “vjedhur” dhe disa prej tyre ishin “plotësisht të fabrikuara”.

Në një deklaratë të lëshuar më parë, këtë muaj, Ronaldo e përshkroi përdhunimin si një “krim të neveritshëm”, ndërsa Andrea Agnelli konfirmoi në një konferencë shtypi, të enjten, se do ta mbështesë lojtarin.

“Kur ka probleme, unë prirem t’i shoh njerëzit në sy. U bëj atyre pyetje të drejtpërdrejta dhe përgjigjen e gjykojnë vetë, – tha Agnelli në një konferencë shtypi. – Unë jam shumë i qetë, pasi kam folur drejtpërdrejt me të, menjëherë sapo ka dalë çështja. Pozicioni dhe sjellja e Ronaldos në ditët dhe javët që pasuan vetëm konfirmuam ndjenjën time fillestare.

Është një rast personal, por kam folur me Pavel Nedved dhe Fabio Paratici, të cilëve iu kërkova t’i thonë Cristianos se dera dhe porta e Juventusit do të jenë gjithmonë të hapura, sa herë që të ketë nevojë për diçka. Ne jemi këtu për ta përkrahur atë dhe e njëjta gjë vlen për çdo njeri te Juventusi, kur ata kanë nevojë për ndihmë dhe kur jemi të bindur se sillen si duhet”.

Ronaldo foli për akuzën e përdhunimit këtë javë, kur u shfaq në një konferencë shtypi, përpara ndeshjes me Manchester United: “Unë jam një njeri i lumtur. E kam bërë deklaratën time për këtë rast dy javë më parë, nëse nuk e kam gabim. Jam i lumtur, natyrisht, nuk do të fokusohem në këtë situatë, por te futbolli.

Avokatët e mi janë të sigurtë dhe sigurisht që jam edhe unë. Gjëja më e rëndësishme është që të kënaqem duke luajtur futboll, me gëzimin e jetës sime. Pjesa tjetër? Kam njerëz, që kujdesen për jetën time. Natyrisht, e vërteta gjithmonë del në pozicionin e parë. Pra, unë jam mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat