Mësohet kushti i Milanit për mos shkarkimin e Gattusos

Futboll

Mësohet kushti i Milanit për mos shkarkimin e Gattusos

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 09:52
Rino Gattuso

Gattuso vazhdon edhe më tutje të dëshpërojë tifozët dhe drejtuesit e Milanit.

Këta të fundit kanë marrë vendim që nëse ish anëtari i përfaqësueses azzure nuk i fiton dy ndeshjet e rradhës përballë Sampdorias dhe Genoas do të shkarkohet.

Kjo ka ardhur si pasojë e rezultateve të dobëta në dy ndeshjet e fundit, gjegjësisht dy humbje në derbi kundër Interit dhe mbrëmë nga Real Betisi në Europa Ligë.

Ditëve të fundit gjithashtu ishte përfolur për një darkë mes Leonardos, agjentit të Montolivos dhe Donadonit.

Donnadoni po lidhet me një zëvendësim të mundshëm të Gattusos, derisa mbetet të shihet ditëve në vijim nëse do të ketë diçka më konkrete sa i përket këtij operacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat