Roma e shet Underin në janar?

Futboll

Roma e shet Underin në janar?

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 10:08
Cengiz Under

Roma thuhet se do të shesin në janar Cengiz Underin, por kërkojnë të paktën 50 milionë euro për yllin e Turqisë.

Ylli turk po tregon nivel të lartë te Giallorossët dhe ka fituar shumë adhurues që duan shërbimet e tij.

Megjithatë, Roma thuhet se kërkon të paktën 50 milionë euro për të lënë të lirë Underin.

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Arsenali, Manchester Unitedi, Manchester City dhe Barcelona janë të gjitha gati për të investuar këtë shifër në janar.

Gazeta shpjegon se Arsenali e donte atë gjatë verës, Unitedi po kërkon të zëvendësojë Alexis Sanchezin dhe Barça janë ‘të pakënaqur’ me Malcomin.

Së fundmi, trajneri i Cityt, Pep Guardiola shikon gjithmonë alternativa për anësorët e sulmit me ritëm dhe cilësi.

Mediumi Il Corriere shton se shitja e tij do të ‘shërojë’ buxhetin e Giallorossëve dhe t’i japë drejtorit sportiv Monchi fonde për të nënshkruar një zëvendësim.

Një opsion i Romës për turkun, sipas Gol Digital në Spanjë, është sulmuesi Athletic Bilbaos, Iker Muniain, i cili ka shënuar katër gola në vetëm tetë paraqitje këtë sezon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat