Atletico Madridi interesohet për Gabigolin

Futboll

Atletico Madridi interesohet për Gabigolin

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 10:42
Gabriel Barbosa

Atletico Madridi thuhet se është i interesuar në nënshkrimin e sulmuesit të Interit, Gabriel Barbosa i njohur ndryshe si Gabigol.

Sipas mediumit brazilian Globoesporte, Atletico janë në gjurmët e Gabigolit, i cili është i huazuar te Santosi nga viti e kaluar.

Megjithatë, sulmuesi brazilian mbetet nën pronësi të Interit edhe do të kthehet në Itali më 31 dhjetor.

Santosi është i prirur të mbajë 22-vjeçarin përtej huazimit të tij, por do ta jetë jashtëzakonisht e vështirë ta bëjë këtë për arsye financiare.

Pritjet ishin të mëdha kur u transferua nga Santosi, por dështoi ta tregojë veten te Interi!

Si pasojë, Los Colchoneros do të monitorojë situatën, duke pasur parasysh mungesën e golave të skuadrën në këtë sezon.

Raporti i mediumit brazilian është vërtetuar nga ata spanjollë, që pretendojnë se Atletico dëshiron t’i japë Diego Simeones dhuratën e një sulmuesi në janar.

Gabigol ka gjetur formën e tij në Santos, duke shënuar 15 gola në 29 paraqitje në ligë këtë vit kalendarik.

Ndryshe, Interi e transferojë atë në verën e vitit 2016 për një shifër rreth 30 milionë euro dhe nuk do lejonte të largohet për një shifër të ulët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat