Gjyqtari përfundon në burg

Futboll

Gjyqtari përfundon në burg

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 10:43
Pamje nga një ndeshje

Pas arrestimit të Armir Grimës, para disa ditëve, si pjesë e grupit të Bajrajve të Shkodrës, dalë në përgjimet e prokurorisë  (gjë e cila mbetet të verifikohet nga gjykata), një tjetër emër i futbollit shqiptar ka përfunduar pas hekurave. Bëhet fjalë për arbitrin nga Lezha, Paulin Simoni, i cili ka dalë në përgjimet e prokurorisë në rastin e ish-deputetit Arben Noka dhe familjarëve të tij, që akuzohen për tjetërsim pronash, falsifikim vulash e dokumentesh zyrtare.

Anësori i njohur i Superiores është arrestuar dhe ka mbetur në burg, pas seancës së Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën e sigurisë së të arrestuarve në kuadrin e operacionit policor “Vol-Vo 4”. Mbetet të shihet se për çfarë akuzohet konkretisht Simoni në vazhdimin e gjyqit, për të mësuar nëse do të mbetet pas hekurave si trajneri i kombëtares së femrave, Armir Grima, apo do t’i rikthehet shpejt profesionit të arbitrit anësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat