Neville i nervozuar: Nuk dua që kjo skuadër ta fitojë titullin në Premierligë

Futboll

Neville i nervozuar: Nuk dua që kjo skuadër ta fitojë titullin në Premierligë

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 10:50
Gary Neville

Gary Neville ka uruar që Liverpool të mos e fitojë titullin e Premierligës këtë sezon.

Liverpool dhe Manchester City janë skuadrat pretendente për të thënë fjalën e fundit për titullin në Premierligë këtë sezon, me Chelsea që është aty për të shfrytëzuar gabimet e mundshme të tyre.

Ish mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville, duke folur për ‘Sky Sports’, ka thënë se nuk ka dëshirë të shoh Manchester Cityn dhe Liverpoolin të fitojnë titullin e Premierligës, sidomos për këta të fundit.

“Gjëja e fundit që dua është të shoh Manchester City dhe Liverpool në majën e Premier Ligës”, ka deklaruar Neville.

“Liverpool mund ta fitojë titullin dhe një tifoz i United as mendimin nuk e duron dot. Në një farë mënyre e keqja më e vogël është që të fitojë City, nëse do fitojë një prej tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat