Ky është formacioni me të cilin pritet që Barcelona të luajë ndaj Realit

Futboll

Ky është formacioni me të cilin pritet që Barcelona të luajë ndaj Realit

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 13:28
Barcelona

Të dielën zhvillohet El Clasico mes dy rivalëve spanjollë.

Barcelona kërkon fitoren e tretë radhazi në të gjitha garat, por përballë do të ketë Real Madridin.

Në mungesë të Lionel Messit të lënduar, trajneri Ernesto Valverde duhet të gjejë alternativa të tjera.

Në ndeshjen me Interin, vendin e argjentinasit e kishte zënë Rafinha, kurse të dielën pritet të luajë Ousmane Dembele, së bashku me Philippe Coutinhon dhe Luis Suarez në sulm.

Ndërsa në mungesë të Samuel Umtitit po ashtu të lënduar pritet të luajë Clement Lenglet.

Barcelona prin në La Liga me 18 pikë, kurse Reali që pozicionohet i shtati ka 14. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat