Marcelo për largimin e CR7: Asnjë lojtar nuk është më i madh se Real Madridi

Futboll

Marcelo për largimin e CR7: Asnjë lojtar nuk është më i madh se Real Madridi

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 13:50
Cristiano Ronaldo dhe Marcelon

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madrid ka befasuar Marcelon.

Mbrojtësi brazilian ka deklaruar se nuk e ka pritur largimin e Ronaldos nga Reali, por ka shtuar se asnjë lojtar nuk mund të jetë më i madh se një klub.

Ronaldo gjatë kësaj vere për 112 milionë euro u transferua nga Reali në Serie A te skuadra e Juventusit.

“Përfundimi i pushimeve dhe rikthimi në rutinën e Real Madridit pa Cristiano Ronaldon ishte një surprizë për ne, ne nuk menduam se do të largohej”, ka deklaruar Marcelo,

“Real Madrid është një klub i madh, Ronaldo gjithashtu, por klubi është më i madh se secili lojtar”.

“Historia e Real Madridit është impresionuese dhe Ronaldo ndihmoi shumë në këtë histori, por Real Madrid nuk mund të ndalet”.

“Lojtarët ndryshojnë klubet, ndalojnë së luajturi, pensionohen, por Real Madrid do të mbetet këtu”, ka përfunduar Marcelo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat