Roma vë në shitje Cengiz Under

Futboll

Roma vë në shitje Cengiz Under

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 13:57
Cengiz Under

Klubi nga kryeqyteti italian vazhdon të largojë lojtarët më të mirë.

Roma po mendon ta shesë talentin turk Cengiz Under gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas Corriere dello Sport, ekipe të mëdha evropiane si Arsenal, Manchester United, Manchester City dhe Barcelona janë gati të investojnë në blerjen e futbollistit.

Te Roma e vlerësojnë Underin 50 milionë euro dhe drejtori sportiv Monchi kërkon që me këto para të përmirësojë bilancet financiare të klubit.

Në rast të shitjes së Under, Roma do të hidhet në sulm për sulmuesin e Athletic Bilbaos, Iker Muniain. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat