Kosova dy miqësore në Turqi

Futboll

Kosova dy miqësore në Turqi

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 14:10
Pamje nga një ndeshje

Krahas aktivitetit të Kombëtareve në konkurrencën e meshkujve edhe Kombëtarja A e Kosovës –femrat do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Ukrainës. Siç bën të ditur Artan Govori, drejtor për marrëdhënie me jashtë dhe i ekipeve kombëtare, tashmë ekziston marrëveshja edhe me Federatën e Ukrainës që në Turqi të zhvillohen dy ndeshje dhe atë më 9 dhe 12 nëntor. Përgatitja për këto ndeshje kanë filluar dhe çdo gjë po shkon sipas programit të paraparë. Kjo është e mirëseardhur për Kombëtaren e femrave për të parë formën e futbollisteve sepse nga ndeshjet me Maqedoninë nuk kanë pasur një tjetër grumbullim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat