Sadiku: Shqipëria më pengon të luaj për Kosovën, nuk e di çfarë do bëhet

Futboll

Sadiku: Shqipëria më pengon të luaj për Kosovën, nuk e di çfarë do bëhet

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 14:14
Loret Sadiku

Loret Sadiku mund të luajë vetëm për Shqipërinë, por që duket diçka e pamundur duke qenë se nuk ka një marrëdhënie të mirë me stafin kuqezi dhe këtë e ka treguar edhe njëherë në një intervistë për mediet turke.

Sadiku ka treguar dëshirën që kishte pasur të luajë për Kombëtaren e Kosovës, dhe e bëri kundër Haitit – por tashmë është krijuar një tollovi e madhe dhe ende nuk po mund të rehatohet.

“Nuk e di ç farë mund të them ne lidhje me këtë problem. Unë dhe ekipet kombëtare, kemi disa probleme me FIFA-n, probleme të çuditshme”, u shpreh Sadiku.“Unë zgjodha të luaja për ekipin kombëtar të Suedisë U21, po më pas vendosa të luaja për Shqipërinë. Në një moment historik për Kosovën, kur po luante një ndeshje miqësore para se të njihej nga FIFA dhe UEFA, i thashë trajnerit të Shqipërisë që të luaja te Kosova, por më tha se do të kisha probleme nëse largohesha”, shtoi ai.

“Gjithsesi, unë luajta me Kosovën, por sërish kisha probleme kur erdha te Shqipëria”.

“Dokumentet e mia nuk ishin plotësuar ende, duke qenë se drejtuesit e Suedisë i kishin thënë FIFA-s që nuk mund të luaj për asnjë ekip tjetër”.“Nga ana tjetër është Kosova që nuk do që të ketë probleme me Shqipërinë. Nuk e di se si do të shkojë kjo punë”, u shpreh mes tjerash Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat