Ky është futbollisti i Prishtinës që i hoqi brekët dhe ua tregoi prapanicën shovenistëve serb në vitin 1991!

Futboll

Ky është futbollisti i Prishtinës që i hoqi brekët dhe ua tregoi prapanicën shovenistëve serb në vitin 1991!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 tetor 2018 Në ora: 14:47
Ilustrim

Në vitin 1991 Serbia fut masat e dhunshme në klubin e futbollit Prishtina. Presioni ishte rritur shumë, saqë ishte i padurueshëm. Shtabi Teknik i Prishtinës me futbollistët shqiptarë, me përjashtim të njërit, ishin të pathyeshëm. Nuk pranuan masat e dhunshme dhe  vendosën njëzëri që t’i japin fund garave me klubet nga Serbia.

Image

Fadil Berisha, i hoqi brekët dhe ua tregoi prapanicën shovenistëve serb në vitin 1991!

Në një mbrëmje të asaj kohe, zyrtarët e komunës së Prishtinës, organizata e atëhershme Bozhuri, sigurimi famëkeq serb, kishin mbajtur një mbledhje, ndërsa shqiptarët kishin thënë se nuk do të luajnë pa u kryer obligimet por në anën tjetër e kishin ndarë mendjen që me garuar (formuar) në Ligën e Republikës së Kosovës, ashtu edhe ndodhi më vonë.

 Bile atëkohë Arbnor Morina, kapiten i fundit i Prishtinës në Ligën e Parë B të ish Jugosllavisë dhe i pari në pavarësim, në një mbrëmje, në një rrezikshmëri të lartë, mori rrugën drejt një çajtores, që gjendej në njërën nga lagjet e Prishtinës, lajmëroi të tjerët (kuvendarët) që prisnin vendimin e Prishtinës, se nuk do të garoi në garat e ish Jugosllavisë.  Në fakt, të nesërme në teshatoret e Prishtinës, kanë hyrë trajnerët me lista shqiptarët dhe serbët, sidomos serbët kanë filluar t’i thërrasin me emra futbollistët për me nënshkruar kush do me luajtur.

Image

Arbnor Morina

I pari është thirr Eroll Salihu, ka refuzuar menjëherë dokumentacionin e Serbisë, pastaj e kanë thirr Fadil Berishën dhe ai ka ironizuar me serbët, i ka desh brekët dhe ua ka treguar prapanicën shovenistëve serb, së treti e thërrasin Arbnor Morinën dhe edhe ky i refuzon menjëherë, në fakt gjithçka mori fund me serbët. Kjo i revolton shumë shovenistët serbët dhe në ditën tjetër nuk kanë lejuar Arbnor Morinën me shokë të futet as në stadium që t’i marrin pajisjet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat