Ferizaj po fundoset, Drita drejt kreut! Liria kokulur nga Theranda

Futboll

Ferizaj po fundoset, Drita drejt kreut! Liria kokulur nga Theranda

Nga: K. Goca Më: 26 tetor 2018 Në ora: 15:50
Pamje nga një ndeshje

Flamurtari i Prishtinës po kalon formë të mirë në 12 javët e para dhe trepikëshi i importuar nga Ferizaj është sinjal se duan të janë sa më lartë në elitën e futbollit të Kosovës. Flamurtari e mundi me rezultat 3:2 Ferizajn, në ndeshjen e javës së 12-të.  Ferizaj si vendas dëshpëroi shikuesit dhe me këtë humbje po fundoset, ndërsa për ‘flamurtarët’ janë tri pikë që nuk maten as me ari. Ferizaj avancuan, por nuk e ruajtën epërsinë deri në fund. Flamurtari u kthye me tri pikë të mëdha. Egzon Krasniqi (55') dhe Ilaz Zylfiu (69' e 88') shënuan për Flamurtarin dhe Florim Bërbatovci (28'), Mentor Mazrekaj (89') për Ferizajn. Flamurtari renditet në vend të pestë me 19 pikë, kurse Ferizaj është në vend të dhjetë me 10 pikë.

Kampioni në fuqi, Drita nga Gjilani, gradualisht po ngjitet drejt kreut të tabelës. Drita triumfoi në Kastrioti me rezultat 2:1 dhe tani është në pozitën e katërt me 19 pikë, kurse KEK-u është në fund me një pikë.

Ndërkaq, derbi i skuadrave fqinje ndërmjet Ballkanit dhe Lirisë që u zhvillua në Therandë ka përfunduar me fitoren e vendasve, me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Borche Manevski, në minutën e 79-të. Ballkani ngritët në vend të nëntë me 15 pikë, kurse Liria është e parafundit (i 11-ti) me 9 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat