Liria nga Prizreni pësoi humbje me rezultat minimal 1:0 nga Ballkani në Therandë, në kuadër të javës së 12-të të elitës së futbollit të Kosovës. futbollistët prizrenas mendojnë se humbja është e padrejtë dhe vlerësojnë se janë dëmtuar.
“Përparim Hasani, mendoj që ka ardh koha dikush me marr përgjegjësi për këto gabime”, shkruan sulmuesi i Lirisë, Fatih Karahoda. “Skandal”, kështu e ka quajtur Liridon Fetahaj.