Ter Stegen ishte afër largimit nga Barcelona

Futboll

Ter Stegen ishte afër largimit nga Barcelona

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 17:56
Ter Stegen

Ter Stegen tashmë konsiderohet një nga më të mirët në pozitën e tij, në botën e futbollit. Megjithatë ai kishte vështirësi të bënte vendin e tij në “Camp Nou”.

Gjermani ka bërë të ditur se ai kishte konsideruar largimin nga Barcelona, në sfidën e tij ndaj Claudio Bravo, për një vend në formacionin startues të katalunasve.

Reprezentuesi i Gjermanisë kaloi në Kataluni gjatë vitit 2014, pasi provoi vetën në Borussia Monchengladbach.

Sezoni i tij i parë me Barcën nuk i solli paraqitje në La Liga, duke lënë gjurmë vetëm në Copa del Rey dhe në Champions League.

26 vjeçari ka thënë se atë kohë ai konsideronte largimin e mundshëm nga “blaugranët”.

“Ishte një situatë që nuk harrohet. Për një njeri si unë që dua të luaj gjithmonë ishte situatë e komplikuar.  Gara me Claudion nuk ishte e lehtë” ka thënë Ter Stegen.

“Nuk e mohoj se kishte kohë kur mendoja ta ndërroja skuadrën. Në skuadër thonin: Mos u shqetëso Marc, ti ke besimin tonë, do të jesh këtu për shumë vite, besojmë në performancën tënde. Por, pastaj shihje se realiteti nuk ishte ashtu” ka vazhduar gjermani.

“Pasi Bravo u largua, situata u kthye në favorin tim” ka përfunduar ai.

Duket se vendimi i Barcelonës për të zgjedhur Ter Stegen ishte i duhur. Pritjet e tij në ndeshjet e fundit janë të jashtëzakonshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat