Njeriu që e bëri të fuqishëm Feronikelin!

Futboll

Njeriu që e bëri të fuqishëm Feronikelin!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 tetor 2018 Në ora: 18:06
Zekirija Ramadani

Feronikeli nga Drenasi është shumë më i fortë prej kohës kur e ka angazhuar kryetrajner Zekirija Ramadanin. Feronikeli është në kreun e tabelës me 22 pikë, ka një ndeshje me pak në duel me Prishtinën, kjo e fundit ka 21 pikë, kurse Llapi renditet në vend të tretë me 20 sosh. Ramadani beson se do të përfundojnë në vend të parë në fund të kampionatit. Ai e vlerëson konkurrencën shumë të fortë sa i përket luftës për titullin e kampionit në elitën e futbollit të Kosovës, po ashtu është i kënaqur edhe me ekipin e tij.

“Bota sot”: Feronikeli është në krye të tabelës, a e ndjeni presionin e Prishtinës dhe te Llapit?

Zekirija Ramadani: Futboll pa presion nuk ka, por unë mendoj që eksperiencën që e kemi në ekip është e madhe dhe mund të përballojmë presionin deri në fund.

“Bota sot”: Prej ardhjes tuaj në krye të Feronikelit, skuadra është në zinxhirin e jashtëzakonshëm të rezultateve, a shpresoni se do të dimëroni në krye të tabelës?

Zekirija Ramadani: Për fat të mirë, pas ardhjes time u përmirësuan rezultatet, shpresojmë që do të mbajmë vendin e parë deri të përfundojmë sezonin pse jo edhe dimrit.

“Bota sot”:  A mendoni se në ndeshjen e mbetur Feronikeli-Prishtina do të vendoset se kush do të del i pari gjatë stinorit vjeshtor?

Zekirija Ramadani: Pas që na e anuluan ndeshjen me Prishtinën, për neve s’ka rëndësi ajo ndeshje, sepse ne përqendrohemi dhe punojmë vetëm për ndeshjen e radhës dhe aspak nuk mendoj që ajo ndeshje mund të vendos shumë.

“Bota sot”: Si e sheh futbollin e Kosovës, a ka rritje apo është njësoj sikurse vitin e kaluar?

Zekirija Ramadani: Jo, të jemi të bindur që rritje ka futbolli i Kosovës por nuk duhet asnjëherë të jemi të kënaqur nga kualiteti, gjithmonë duhet të kërkojmë më tepër dhe shpresoj që çdo vit do të ketë ngritje.

“Bota sot”:  Cilat skuadra i sheh në garë të fortë për titull dhe çfarë i duhet më shumë Feronikelit?

Zekirija Ramadani: Të gjitha skuadrat që kanë objektiv titullin janë rivale të forta, nuk do të kisha veçuar asnjë skuadër, duke i respektuar të gjitha. Sa i përket ekipit tonë bëhen analiza çdo ndeshje dhe në fund do të shohim ku kemi çaluar dhe aty do të duhet të marrim masa.  Deri në këtë moment jam shumë i kënaqur me ekipin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat