Derbi i madh pa yjet e mëdhenj si Ronaldo e Messi

Futboll

Derbi i madh pa yjet e mëdhenj si Ronaldo e Messi

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 18:30
Ronaldo e Messi

Real Madridi do të arrijë në “El Classico” e kësaj të diele me një “rekord” të shkëlqyer, sa iu takon vizitave në “Camp Nou”. Ndeshja e fundit, që të bardhët e humbën në transfertë kundër katalanasve, ishte me italianin Carlo Ancelotti në stol. “Los Blancos” u mundën 2-1 në një përplasje të La Liga-s, e luajtur më 22 mars 2015. Në këtë duel, Mathieu dhe Luis Saurez shënuan për Barcelonën, ndërsa Cristiano Ronaldo për “merengues”.

Kujtojmë se kjo do të jetë “El Classico” e parë në dekadën e fundit, pa praninë e të dyve: Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. I pari i dëmtuar, ndërsa i dyti i transferuar te Juventusi, në Seria A. Që nga 22 marsi 2015, Real Madridi nuk e di se çfarë është humbja në “Camp Nou”. Nga ajo “El Classico”, gjigantët madrilenë kanë 1317 ditë pa e provuar humbjen në fushën e rivalit të përjetshëm. Me trajnerin Zidane, “merenguesit” nuk ka humbur në tri sezonet e fundit: dy fitore dhe dy barazime.

Në debutimin e tij në stadiumin azulgrana, “Zizou” i dha fund rekordit të pamposhtmërisë së Barçës së drejtuar nga Luis Enrique. Bëhej fjalë për 39 ndeshje pa humbje, në sezonin 2015-2016. Me La Liga-n e humbur praktikisht, Real Madrid fitoi në “Camp Nou” (1-2, më 2 prill 2016, me golat e Benzema dhe Cristiano Ronaldo).

Tetë muaj më vonë (3 dhjetor 2016), Real Madridi mund t’i ruante gjashtë pikët epërsi, që kishte në La Liga, krahasuar me Barçën. Këtë e arriti me barazimin “in extremis”, falë golit të Sergio Ramos në minutën e 90-të. Vizita e tretë e Real Madridit, me Zidane në stol, ishte në “aktin” e parë të Superkupës së Spanjës në vitin 2017, kur të bardhët fituan 1-3.

Vizita e fundit e Real Madridit në “Camp Nou”, gjithashtu me Zidane në stol, ishte më 6 maj, në një ndeshje të nxehtë dhe të diskutueshme të javës së 36-të të La Liga-s. Të bardhët morën një barazim (2-2), me gola të shënuar nga Cristiano Ronaldo dhe Bale, një duel të cilin Ernesto Valverde e luajti me 10 lojtarë në pjesën e dytë, sepse Sergi Roberto u ndëshkua me karton të kuq. Një barazim krejtësisht i parëndësishëm, sepse azulgrana-t, matematikisht edhe kampionë, ruajtën avantazhin e tyre prej 15 pikësh në krahasim me Realin. Derbi i madh pa yjet e mëdhenj si Ronaldo e Messi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat