“Salah shumë i lumtur në Liverpool”

Futboll

“Salah shumë i lumtur në Liverpool”

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 19:51
Mohamed Salah

Sipas legjendës së Liverpolit, Dirk Kuyt, Mohamed Salah është shumë i lumtur në Liverpool.

Sulmuesi egjiptian shkëlqen në “Anfield” që nga vera e vitit 2017. Ai i shënoi 44 gola në debutimin e tij me fanellën e kuqe.

“Ai ndjehet i lumtur dhe i respektuar në Liverpool. Për këtë ai është duke i arritur këto gjëra”, ka thënë Dirk Kuyt.

“Të gjithë e dinë se ai është një lojtar fantastik. Me shpresë që ai do të mbetet i lumtur edhe për një kohë të gjatë këtu. Të mërkurën ishte hera e parë që e kam takuar atë, e respektoj shumë si lojtar, por më shumë si person”.

Dirk Kuyt ka qenë lojtar i Liverpooli nga viti 2006 deri në vitin 2012. Për gjashtë vite, ai i ka bërë 285 paraqitje, ka shënuar 71 gola dhe 40 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat