Inter dhe Tottenham në garë për yllin e Barcelonës

Futboll

Inter dhe Tottenham në garë për yllin e Barcelonës

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 21:51
Malcom

Gjigantët e futbollit evropian, Inter dhe Tottenham, janë future në garë për super sulmuesin e Barcelonës.

“Corriere dello Sport” bën të ditur se skuadrat janë duke monitoruar situatën e brazilianit Malcom.

21 vjeçari kaloi nga Bordeaux në Barcelonë, në afatin kalimtar verorë, por nuk ka regjistruar më shumë se 25 minuta me skuadrën e Barcës.

Skuadra është e hapur ta shes lojtarin qysh në janar, por vetëm nëse pranojnë ofertë prej më shumë se 40 milionë eurove.

Kaq ishte shuma që spanjollët paguan për ta “vjedhur” lojtarin nga duart e Romës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat